Ndërlidhjet

logo-print

Davutoglu thërret opozitën t’i bashkohet qeverisë së përkohshme


Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu i ka bërë thirrje partive opozitare “të marrin përgjegjësi” dhe t’i bashkohen qeverisë së përkohshme, duke thënë se ai do të ofrojë poste në kabinetin qeverisës zëvendësve të tyre, nëse liderët opozitarë refuzojnë poste qeveritare.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan më herët gjatë ditës ka emëruar Davutoglun si perosnin që duhet të formojë një qeveri të përkohshme, e cila do ta përgatiste vendin për zgjedhjet e reja, pasi për dy muajin partia fituese nuk arriti të formonte qeverinë.

Davutoglu ka pesë ditë kohë për të formuar qeverinë e përkohshme dhe Kushtetuta e obligon që ai t’u ofrojë poste qeveritare anëtarëve të opozitës.

Dy nga tre partitë opozitare në parlamentin turk, deri më tani janë dekluaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë qeveri.

XS
SM
MD
LG