Ndërlidhjet

Kirilenko në krye të basketbollit rus


Andrei Kirilenko, foto nga arkivi

Andrei Kirilenko, foto nga arkivi

Ish-lojtari i ligës NBA, Andrei Kirilenko është zgjedhur president i ri i Federatës së Basketbollit të Rusisë.

Kirilenko, 34 vjeçar, është zgjedhur sot me vota unanime nga 215 anëtarë, ka thënë se në Federatën e Basketbollit të Rusisë ka “krizë të thellë të besimit”.

“E shoh dhe e kuptoj se si t’i përqendrojë të gjitha fuqitë e basketbollit të vendit tonë”, tha ai.

Kirilenko ka luajtur për ekipin Utah Jazz, në pjesën më të madhe të karrierës së tij. Ai në vitin 2007 ka ndihmuar Rusinë të fitojë kampionatin evropian të basketbollit.

Në muajin qershor, ai deklaroi se tërhiqet nga basketbolli aktiv.

Ekipi i basketbollit të Rusisë muajin e kaluar i është ndaluar pjesëmarrja në turne ndërkombëtarë për shkak të ndërhyrjes së qeverisë në drejtimin e federatës.

XS
SM
MD
LG