Ndërlidhjet

Rusi: Stërvitje ushtarake në rajonet perëndimore


Forcat ajrore, tokësore dhe raketore ruse janë duke kryer stërvitje në perëndim të vendit, duke rritur shqetësimet se Moska po ndjekë një politikë më armiqësore kundrejt Evropës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, përmes një njoftimi për media ka thënë se 10 regjimente të pajisura me raketa-hedhës të tipit Yars dhe Topol janë duke kryer “patrullim luftarak” në pjesën perëndimore dhe qendrore të vendit.

Në njoftim nuk satësohej se sa larg kufirit me Ukrainën dhe me vendet e Evropës Perëndimore, janë duke u mbajtur këto ushtrime.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve Interfaks ka cituar ushtrinë ruse duke thënë se helikopterët janë duke u stërvitur në Pskov në rajonin e Leningradsky, që gjendet në kufi me ish-republikat sovjetike në Baltik.

XS
SM
MD
LG