Ndërlidhjet

Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka dënuar ekzekutimin e një burri dhe dy grave të tij në rajonin gjysmë-autonom të kurdëve në Irak.

Këta persona ishin ekzekutuar për shkak të kidnapimit dhe vrasjes së dy vajzave.

Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut ka thënë sot se Farhad Jaafar Mahmood, Khuncha Hassan Ismaeil dhe Barivan Haider Karim janë varur më 12 gusht, pasi ishin dënuar në prill të vitit 2014.

Kjo zyre thotë se këto janë ekzekutimet e para nën qeverinë kurde në këtë rajon që prej “moratoriumit joformal” të arritur në vitin 2008.

Zëdhënësi i Këshillit të Lartë Gjyqësor Kurd, Omid Mohsen, tha se presidenti rajonal Masud Barzani ka miratuar vendimin për ekzekutim.

“Ky është një rast i jashtëzakonshëm”, ka shtuar Mohsen.

Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së thotë se në Irak janë ekzekutuar më shumë se 600 persona që prej se është rikthyer dënimi me vdekje në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG