Ndërlidhjet

Delegacioni serb thotë se është arritur marrëveshja për telekomunikim


Isa Mustafa, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi të mëparshëm në Bruksel
Isa Mustafa, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi të mëparshëm në Bruksel

Agjencia Beta nga Brukseli raporton se anëtari i delegacionit të Serbisë, Dragan Vasileviq, ka thënë se në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, është arritur marrëveshja për telekomunikim, ndërsa priten që në bisedimet tejet të vështira, megjithatë “në pako” të arrihen edhe marrëveshjet për Asociacionin e komunave me popullatë shumicë serbe, për energjetikën dhe “Parkun e paqes”.

Deri në këto momente delegacioni i Kosovës nuk e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

Për këtë marrëveshje të telekomunikimeve, zoti Vasileviq, tha se delegacioni i Beogradit është “shumë i kënaqur sepse Serbia do ta ketë kompaninë e saj” në Kosovë.

Rundi i sotëm i bisedimeve të delegacioneve të Kosovës, që kryesohet nga kryeministri Isa Mustafa, dhe ai i Serbës, nën udhëheqjen e kryeministrit, Aleksandar Vuçiq, sikur edhe më parë, ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

XS
SM
MD
LG