Ndërlidhjet

Irani nuk e shkëmben Rezaianin me të burgosur të tjerë


 Gazetari i Washington Post Jason Rezaian
Gazetari i Washington Post Jason Rezaian

Zëvendësministri i Jashëm i Iranit ka thënë se Republika Islamike nuk ka plane për të arrijë marrëveshje për të shkëmbyer të burgosurin, Jason Rezaian, gazetar i Washington Post, me asnjë të burgosur iranian që mbahen në burgjet e Shteteve të Bashkuara.

Mediat iraniane kanë cituar Hassan Qashqavi, i cili është përgjegjës për çështjet konsulore parlamentare për emigrantët, të ketë thënë se “shkëmbimi i të burgosurve nuk është në agjendë”.

Rezaian, shef i byros së Washington Post në Teheran, ka shtetësi iraniane dhe amerikane.

Gazetari 39 vjeçar është burosur për më shumë se 1 vjet dhe po akuzohet për spiunazh.

Gazeta, qeveria amerikane dhe organizatat kryesore për lirinë e medias nga mbarë bota, kanë kërkuar lirimin e tij.

Në seancën e fundit gjyqësore të Rezaian, e cila u mbajt më 10 gusht, avokati i tij tha se vendimi duhet të merret “brenda një jave”.

XS
SM
MD
LG