Ndërlidhjet

Amano: Kemi pranuar të dhëna substanciale nga Irani


 Yukiya Amano
Yukiya Amano

Drejtori i Agjencisë Ndërkomëtare për Energji Bërthamore ka thënë se agjencia ka pranuar “vëllim substancial” të informacioneve nga Irani, më herët gjatë këtij muaji, të cilat mund të tregojnë nëse aktivitetet bërthamore në të kaluarën të Teheranit, kanë pasur elemente ushtarake.

Drejtori i Përgjithshëm i kësaj agjencie, Yukiya Amano u ka thënë gazetarëve në Vjenë, se të dhënat janë pranuar më 15 gusht, duke shtuar se është herët për të dhënë detaje të tjera.

Amano tha se ka kërkuar nga shtetet anëtare më shumë fonde, në mënyrë që puna për Iranin të mund të vazhdojë .

Sipas marrëveshjes në mes të Teheranit dhe 6 fuqive botërore, të arritur muajin e kaluar, heqja e sanksioneve të Iranit do të varet nga rezultatet e hetimeve të Agjencisë për Energji Bërthamore.

Perëndimi dyshon se aktivitetet bërthamore të Iranit kanë pasur për qëllim krijimin e një bombe atomike, pretendim ky që hidhet poshtë nga Teherani.

XS
SM
MD
LG