Ndërlidhjet

Prokurori francez: Sulmi në tren, i paramenduar


Prokurori i Parisit kanë thënë sot se personi i cili u ndalua dhe u çarmatos nga disa pasagjerë në trenin e linjës Amsterdam-Paris, javën e kaluar, ka planifikuar sulmin e tij.

Prokurorët kanë hedhur poshtë pretendimet e sulmuesit se ai ka dashur që të plaçkisë pasagjerët.

Prokurori Francois Molins tha se hetimet janë hapur ndaj 25 vjeçarit me prejardhje marokiene, Ayoub el Khazzani, për tentim vrasje me qëllim terrorist.

“Ayoub el Khazzani kiashte shikuar në YouTube video, ku më herët një person në një tren u kishte bërë thirrje besimtarëve që të marrin armët dhe të luftojnë në emër të Profetit”, u tha gazetarëve Molins.

XS
SM
MD
LG