Ndërlidhjet

Turqia së shpejti bashkohet në koalicionin ajror anti-IS


Sulmet ajrore kundër IS-it në Siri, foto nga arkivi

Sulmet ajrore kundër IS-it në Siri, foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë finalizuar detajet teknike në marrëveshjen për përfshirjen e Turqisë në përpjekjen ndërkombëtare për mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik, raporton Reuters.

Turqia do t’i bashkohet koalicionit të sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit militant, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook.

“Mund të duhen disa ditë që të vendosen në vend detajet tenike në nivel operacional. Ne besojmë se Turqia së shpejt do të bëhet pjesë e koalicionit”, ka thënë Cook në konferencë për media.

Cook tha se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar bisedimet lidhur me operacionet në kufi me Turqinë.

XS
SM
MD
LG