Ndërlidhjet

Ban: Në korrik 422 mijë sirianë mbetën pa ndihma


Sekretari i OKB-së Ban Ki-moon
Sekretari i OKB-së Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka akuzuar të gjitha palët e përfshira në konfliktin sirian për “sulme joproporcionale” mbi civilët.

Ai ka thënë se OKB dhe partnerët e saj nuk kanë mundur të shpërndajnë ushqim dhe ndihma për 422,000 persona në muajin korrik, pasi ata ndodhen në zonat e konfliktit.

Në raportin mujor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Sekretari Ban tha se qasja e 4.6 milionë sirianëve, në ndihmat humanitare,vazhdon të jetë një shqetësim kritik.

Ai tha se 228,000 njerëz jetojnë të rrethuar nga militantët e Shteti Islamik në lagjet perëndimore qyteti Deir el-Zour, 167,5000 njerëz të tjerë janë të bllokuar në qytetet Ghouta dhe Daraya dhe 26,500 njerëz jetojnë fshatërat Nubul dhe Zahra të cilat kontrollohen nga rebëlët.

XS
SM
MD
LG