Ndërlidhjet

logo-print

Mogherini: Marrëveshjet – pikë kthtese në agjendën e dialogut


Federica Mogherini

Federica Mogherini

“Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës kanë shënuar një pikë kthese në lëvizjen përpara të agjendës së dialogut”, tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, pasi mbrëmë në Bruksel, u arritën katër marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mëtutje, në njoftimin për media të zonjës Mogherini, theksohet se kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, “u pajtuan në parimet e përgjithshme të elementeve kryesore të Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, që e shtron rrugën për krijimin e saj” dhe për tri çështje të tjera.

Zonja Mogherini, e cila sikur edhe më parë ka ndërmjetësuar në takimin e delegacioneve të nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbisë, ka vlerësuar se kjo finale “përfaqëson arritje madhore në procesin e normalizimit”, dhe shton se zgjidhjet “sjellin përfitime konkrete për njerëzit dhe, njëherësh, u mundësojnë të dy palëve të avancojnë në rrugën e tyre evropiane”.

Zyrtarja e lartë evropiane e “konfirmon se BE-ja në mënyrë aktive do ta mbështesë implementimin e plotë e këtij rezultati” dhe se do të vazhdoj “puna në hapat e ardhshëm të dialogut në muajt e ardhshëm”.

XS
SM
MD
LG