Ndërlidhjet

OKB: Nëpër Ballkan – priten 3 mijë migrantë në ditë


Melissa Fleming

Melissa Fleming

Numri i imigrantëve që kalojnë nëpër vendet e Ballkanit në rrugën e tyre për në pjesën veriore të Evropës pritet të arrijë në 3 mijë në ditë, kanë parashikuar Kombet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Melissa Fleming, tha mbrëmë se priten afro 3 mijë vetë që të kalojnë në Maqedoni çdo ditë nga Greqia, që është vendi i parë i Bashkimit Evropian, ku migrantët arrijnë nga vendet e tyre të përfshira në konflikte në Lindjen e Mesme dhe më gjërë.

“Ne nuk shohim ndonjë përfundim të fluksit të njerëzve gjatë muajve të ardhshëm”, tha zonja Fleming, duke e përmendur vazhdimin e dhunës në Siri dhe Irak dhe përkeqësimin e kushteve të refugjatëve në kampet e tejngarkuara në Turqi, Jordani dhe Liban.

Ajo ka theksuar se Gjermania dhe Suedia kanë pranuar 43% të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, dhe ka sugjeruar se barra do të duhej të ndahej në mënyrë më të barabartë.

XS
SM
MD
LG