Ndërlidhjet

Irak: Lufta për Baixhi – madhore për largimin e militantëve të IS-it


Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut në rrethinën e qytetit Baixhi
Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut në rrethinën e qytetit Baixhi

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se beteja për qytetin verior, Baixhi, dhe për rafinerinë e naftës në të, që është më e madhja në Irak, është e rëndësisë madhore në luftën për t’i shkaktuar disfatë grupit militant, Shteti Islamik (IS).

“Fitorja në këtë betejë është kritike për përfundimin e pranisë së IS-it në Irak”, tha zoti Abadi, derisa i ka vizituar komandantët ushtarakë në provincën Salahudin.

Baixhi, që gjendet 120 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, është qendër e betejës, prej se është okupuar nga militantët në qershor të vitit 2014.

Pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, e kanë marrë kontrollin ndaj territoreve të gjëra në pjesën veriore të Irakut.

Për shkak të shkatërrimeve të mëdha, qyteti Baixhi pothuajse ka mbetur pa banorë, ndërsa rafineria nuk është funksionale.

XS
SM
MD
LG