Ndërlidhjet

logo-print

Pentagoni: Turqia e gatshme për luftën kundër militantëve të IS-it


Departamenti amerikan i mbrojtjes thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia i kanë finalizuar “detajet teknike” të marrëveshjes, me të cilën i bëhet thirrje Turqisë, që të integrohet plotësisht në fushatën ndërkombëtare ajrore kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha mbrëmë vonë se do të duhen “pak ditë” që marrëveshja teknike të zbatohet në praktikë.

Sipas tij, Turqia është “e përkushtuar për pjesëmarrje të plotë sa më shpejtë që të jetë e mundur” në operacionet ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë okupuar territore të gjëra në Siri dhe Irak, gjatë verës së vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG