Ndërlidhjet

Shtyhet gjyqi i Ismayilovës


Khadija Ismayilova

Khadija Ismayilova

Gjyqi i gazetares hulumtuese në Azerbajxhan, Khadija Ismayilova, është shtyrë deri më 31 gusht.

Gjykatësja ka marrë këtë vendim pasi avokati i Ismayilovës, Fariz Namazli, ka kërkuar gjyq të ri për rastin, duke thënë se prokurorët kanë injoruar dokumentet që sigurojnë pafajësinë e klientes së tij.

Javën e kaluar, prokurori i shtetit ka kërkuar dënimin me nëntë vjet burg të Ismayilovës.

Ismayliova, kontribuese në Radion Evropa e Lirë, e cila ka raportuar për korrupsionin në Qeverinë e Azerbajxhanit, përballet me akuzat për përvetësim, evazion fiskal dhe keqpërdorim të pushtetit.

Ismayliova thotë se akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG