Ndërlidhjet

9/11: Vdes “zonja e pluhurit”


11 shtator 2001
11 shtator 2001

Një e mbijetuar e 11 shtatorit, fotografia e së cilës është bërë imazh i pashlyeshëm i sulmeve terroriste, ka vdekur në moshën 42-vjeçare, si pasojë e kancerit në stomak.

Marcy Borders është bërë e njohur si “zonja e pluhurit” pasi ajo është fotografuar tërësisht në pluhur, derisa largohej nga Qendra Botërore Tregtare në kohën e sulmeve.​

Borders, nënë e dy fëmijëve, ka vdekur të hëhën, ka njoftuar familja e saj në Facebook.

Borders ka qenë duke punuar në Bankën e Amerikës në katin e 81-të të Qendrës Botërore Tregtare, kur ajo është goditur nga sulmet.

XS
SM
MD
LG