Ndërlidhjet

logo-print

Gaz lotsjellës kundër migrantëve në Hungari


Roszke, Hungari

Roszke, Hungari

Policia në Hungari ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë migrantët që kanë protestuar pranë një kampi të pritjes në kufi me Serbinë.

Trazirat kanë shpërthyer pranë vendkalimit kufitar në Roszke, pasi migrantët kanë refuzuar të japin shenjat e gishtërinjve.

Migrantët, shumica nga ta sirianë, kanë thënë se kanë frikë se kjo procedurë do t’i lë ata në Hungari, ndërkohë që synojnë të shkojnë në Gjermani ose vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika bëjnë rrugë të rrezikshme përmes Greqisë dhe Ballkanit Perëndimor për të arritur zonën e BE-së, për një jetë më të mirë.

Zyrtarët kanë thënë se një numër rekord i migrantëve – mbi 2,500 – kanë hyrë të martën në Hungari.

Hungaria tashmë është duke ndërtuar një gardh me tela, 175 kilometra të gjatë, në kufi me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar fluksin e migrantëve.

XS
SM
MD
LG