Me marrëveshjet e nënshkruara midis Prishtinës dhe Beogradit, Bashkimi Evropian mund të hapë kapitujt e parë për anëtarësimin e Serbisë në bllok, ka thënë ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurtz.
Duke folur për mediat serbe, Kurtz ka thënë se marrëveshjet janë të një rëndësie të madhe.
“Ato kanë qenë të domosdoshme për afrim me BE-në dhe i sjellin stabilitet gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurtz.
Të martën në Bruksel, kryeminitsrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për telekomunikimin, energjinë dhe lirinë e lëvizjes.
Të gjitha këto në kuadër të dialogut për normalizimin e marrdhënieve midis dy vendeve, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.