Ndërlidhjet

Merkel: S'ka tolerancë për ksenofobinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se në Gjermani nuk ka tolerancë për ksenofobinë.

Ajo i ka bërë këto komente në qytetin Heidenau, ku, fundjavën e kaluar, ka pasur protesta të dhunshme kundër refugjatëve.

“Nuk ka tolerancë për ata njerëz që vënë në pyetje dinjitetin e të tjerëve. Nuk ka tolerancë për ata që nuk janë të gatshëm të ndihmojnë aty ku ndihma ligjore dhe njerëzore është e nevojshme”, ka thënë Merkel, derisa ka vizituar një kamp refugjatësh.

Rreth 200 protestues të ekstremit të djathtë janë përballur me Merkelin, duke e quajtur “tradhtare”.

XS
SM
MD
LG