Ndërlidhjet

Stabiliteti i Ballkanit varet nga "mbështetja e BE-së"


Ilustrim

Ilustrim

Njëzet vjet pas luftërave në Ballkanin Perëndimor, ky rajon është i qetë dhe të gjitha vendet e tij synojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurtz, dhe të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, e cila është bërë me rastin e Samitit të Vjenës, në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet sot dhe nesër.

Në këtë samit, liderët e Ballkanit Perëndimor takojnë udhëheqësit e vendeve kryesore të BE-së, në mesin e tyre kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kurtz dhe Steinmeier kanë thënë se stabiliteti i rajonit vazhdon të jetë në themele të pasigurta dhe, në masë të madhe, varet nga mbështetja e BE-së.

“Angazhimi ynë që Ballkanit Perëndimor t’i japim perspektivë evropiane mbetet çelësi i sigurimit të një stabiliteti të qëndrueshëm në rajon, si dhe i transformimit të plotë të sistemeve politike, ekonomive dhe shoqërive. Shtetet e qeta, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor janë interes strategjik i BE-së”, kanë thënë Kurtz dhe Steinmeier.

XS
SM
MD
LG