Ndërlidhjet

Talibanët avancojnë në Helmand


Afganistan
Afganistan

Luftëtarët talibanë kanë marrë kontrollin e një qyteti strategjik në provincën Helmand të Afganistanit, pavarësisht sulmeve ajrore të SHBA-së.

Musa Kala, dikur pozicion i rëndësishëm i NATO-s, është qyteti i dytë në Helmand që bie në duart e talibanëve, gjatë javëve të fundit.

Grupi militant ka marrë edhe kontrollin e qytetit Navzad.

Në jug të Helmandit, po ashtu sot, dy ushtarë të NATO-s janë vrarë kur dy persona me uniforma të ushtrisë afgane kanë hapur zjarr në një bazë ushtarake.

Nacionaliteti i viktimave nuk është bërë i ditur.

XS
SM
MD
LG