Ndërlidhjet

Dy keniane suspendohen nga Kampionati i Atletikës


Ilustrim
Ilustrim

Dy vrapuese nga Kenia janë suspenduar nga Kampionati Botëror i Atletikës në Pekin, pasi kanë dalë pozitive në testet për doping.

Joyce Zakary, 29 vjeçe, dhe Koki Manunga, 21 vjeçe, i kanë pranuar ndalesat e përkohshme nga Asociacioni Ndërkombëtar i Federatave të Atletikës.

Zakary ka vendosur rekord kombëtar prej 50.71 sekondash, në vrapimin prej 400 metrash, të hënën.

Ndërsa, Manunga ka dalë e gjashta në vrapimin me pengesa prej 400 metrash.

Trembëdhjetë atletë kenianë janë të suspenduar aktualisht, për shkak të shkeljes së rregullave anti-doping.

XS
SM
MD
LG