Ndërlidhjet

Aksionet e Kinës vazhdojnë të bien


Ilustrim

Ilustrim

Aksionet kineze kanë vazhduar të dobësohen për të tretën ditë me radhë.

Indeksi Shangai ka rënë sot për 1.27 përqind, në 2,927.29 pikë.

Këtë javë, ai ka rënë rreth 16 përqind, duke tronditur të gjitha tregjet globale.

Të martën, Banka Qendrore e Kinës ka ulur normën bazë të kreditimit për 0.25 pikë të përqindjes, në 4.6%, në përpjekje për të qetësuar tregjet e aksioneve.

Humbjet dramatike dhe të paqëndrueshme në Kinë kanë thyer besimin e investitorëve dhe kanë çuar në rënie të mprehta të tregjeve në Azi dhe SHBA.

Autoritetet kineze e kanë zhvlerësuar vetë monedhën e tyre më 11 gusht, për gati 2 përqind, duke thënë se zhvlerësimi i juanit ka për qëllim që ta bëjë kursin e këmbimit më të orientuar drejt tregut.

XS
SM
MD
LG