Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA-së përgëzon Qeverinë e Kosovës


Prishtinë

Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përgëzuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për arritjen e katër marrëveshjeve në Bruksel.

"Këto marrëveshje, të cilat e respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, do të përmirësojnë jetët e të gjithë njerëzve në Kosovë dhe janë fitore e të gjitha palëve".

"Diskutimet që u lehtësuan nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së rezultuan me marrëveshjet për energjinë, telekomunikimet, themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, si dhe për lirinë e lëvizjes dhe urën e Mitrovicës. Këta hapa do të forcojnë stabilitetin rajonal, do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e Kosovës dhe do t’i ndihmojnë Kosovës që të vazhdojë rrugëtimin e saj të përafrimit në integrimet me institucionet euro-atlantike", thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane..

Po sipas saj, SHBA përkrah fuqimisht procesin e dialogut, "e kupton se ky kërkon marrjen e vendimeve të vështira nga të gjitha palët dhe e çmon kurajën që është e nevojshme për të shikuar drejt së ardhmes".

XS
SM
MD
LG