Ndërlidhjet

Kosova nënshkruan demarkacionin me Malin e Zi


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet e Kosovës kanë nënshkruar sot në Vjenë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kanë nënshkruar dokumentin që përcakton kufirin e Kosovës me Malin e Zi.

Nënshkrimi i demarkacionit është konfirmuar edhe nga Qeveria në Podgoricë.

Disa zyrtarë të opozitës në Kosovë kanë kundërshtuar demarkacionin, duke thënë se një pjesë e territorit të Kosovës, pa ndonjë bazë, i ka takuar Malit të Zi.

Ky i fundit ka nënshkruar sot edhe demarkacionin e kufirit me Serbinë.

XS
SM
MD
LG