Ndërlidhjet

Thaçi: BE të rekomandojë liberalizimin e vizave


Thaçi dhe Kurz

Thaçi dhe Kurz

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij austriak, Sebastian Kurz, kanë nënshkruar sot marrëveshje për bashkëpunim institucional në shkencë, hulumtim, arsim dhe në të gjitha fushat e artit.

Gjatë takimit, Thaçi ka njoftuar Kurzin për "të arriturat e Kosovës në rrugëtim e saj drejt Bashkimit Evropian" dhe ka kërkuar që ky progres të njihet nga BE-ja.

“Është qenësore që BE sa më parë të nënshkruajë MSA-në me Kosovën dhe të rekomandojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kurz, në anë tjetër, ka thënë se vendi i tij mbetet një avokat i fuqishëm i Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së.

XS
SM
MD
LG