Ndërlidhjet

Kuçi dhe Meucci bisedojnë për sundimin e ligjit


Prishtinë, 26 gusht 2015.
Prishtinë, 26 gusht 2015.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX, Gabriele Meucci.

Në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar rreth çështjeve të vazhdueshme në sistemin gjyqësor në Kosovë.

“Ministri Kuçi dhe shefi i misionit EULEX diskutuan fundin e afërt të mandatit të tanishëm të EULEX-it, në qershor 2016, si dhe çështjet që ndërlidhen me përfundimin e këtij mandati, me qëllim të moslejimit të krijimit të zbrazëtirave në sistemin gjyqësor. Kuçi dhe Meucci u pajtuan mbi rëndësinë e ndjekjes penale të të gjitha krimeve të luftës, korrupsionit dhe krime të tjera, pa marrë parasysh përkatësinë politike apo etnike të kryesve”, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG