Ndërlidhjet

Identifikohet i dyshuari i vrasjeve në Virxhinia


Alison Parker dhe Adam Ward
Alison Parker dhe Adam Ward

Një gazetare dhe një kameraman janë qëlluar për vdekje në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

Alison Parker dhe Adam Ward nga kanali WDBJ janë vrarë mëngjesin e sotëm, sipas kohës lokale, derisa kanë qenë duke incizuar direkt një intervistë.

Personi që është intervistuar, i ka mbijetuar sulmit, por ndodhet në spital.

I dyshuari është identifikuar si Vester Flanagan dhe ai, me sa duket, ka postuar videon e sulmit në media sociale.

Ai më vonë është kapur nga policia dhe është gjetur me plagë nga arma e zjarrit.

Policia ka thënë se ai është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje rreziku për jetën.

Autoritetet thonë se i dyshuari ka qenë ish-punonjës i kanalit WDBJ.

XS
SM
MD
LG