Ndërlidhjet

Kurdët kryejnë ofensivë anti-IS në veri të Irakut


Forcat kurde në Daquq të Irakut

Forcat kurde në Daquq të Irakut

Qeveria rajonale e kurdëve në veri të Irakut thotë se forcat Peshmerga, kanë larguar nga 9 fshatëra të provincës Kirkuk militantët e Shtetit Islamik.

Këshilli i Sigurisë Rajonale të Kurdistanit ka thënë se ofensiva ka filluar më 26 gusht në zonën Daquq, që gjendet rreth 175 kilometra në veri të Bagdadit.

Në këtë ofenzivë njoftohet se kanë qenë të përfshirë edhe 2,000 trupa ndërkaq koalicioni i sulmeve arjrore i udhëhequr nga SHBA-të ka mbështetur këtë ofensivë.

Në këto luftime raportohet se janë vrarë 25 militantë të IS-it dhe 5 luftëtarë peshmerga.

Forcat Pershmerga kanë luftuar kundër militnatëve të IS-it që prej se grupi ekstremist depërtoi në veri dhe perëndim të Irakut verën e kaluar.

XS
SM
MD
LG