Ndërlidhjet

logo-print

Vdes sulmuesi i dy gazetarëve në Virxhinia


Alison Parker dhe Adam Ward

Alison Parker dhe Adam Ward

Dy gazetarë janë qëlluar për vdekje gjatë raportimit direkt, në Virxhina të Shteteve të Bashkuara.

Gazetarët e kanalit WDBJ, Alison Parker dhe Adam Ward janë vrarë në mëngjesin e 26 gushtit, gjatë një interviste.

Personi që ka qenë duke dhënë intervistën gjtihashtu është plagosur gjatë këtij sulmi dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

I dyshuari për vrasjen e dy gazetarëve, i identifikuar si ish-punonjës i këtij kanali Vester Flanagan, me sa duket ka publikuar në mediat sociale video-incizimin e sulmit.

Ai e ka plagosur veten disa orë pas sulmit, teksa policia ishte duke e ndjekur.

Flanagan ka vdekur pas disa orësh në spital.

ABC News raporton se kanë pranuar një faks, që si duket është dërguar nga Flanagan, në të cilën thuhej se sulmi ndaj dy gazetarëve ishte bërë për tu hakmarrë ndaj të shtënave në Çarlston, më herët gjatë këtij viti.

Në Çarlston një person i bardhë kishte vrarë nëntë anëtarë të një kishe afrikano-amerikane.

XS
SM
MD
LG