Ndërlidhjet

Obama dhe Merkel bisedojnë për Ukrainën dhe migrantët


Presidenti Barack Obama dhe Kancelarja Angela Merkel
Presidenti Barack Obama dhe Kancelarja Angela Merkel

Presidenti amerikan Barack Obama ka folur në telefon me Kancelaren gjermane Angela Merkel, për përshkallëzimin e fundit të dhunës në lindje të Ukrainës, ka njoftuar më 26 gusht Shtëpia e Bardhë.

Gjatë kësaj bisede Obama vuri në dukje përparimin që ka shënuar Ukraina në zbatimin e detyrimeve të saj në kuadër të marrëveshjes së Minskut dhe përsëriti se Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se shpërthimi i dhunës së fundmi në lindje të Ukrainës ka ndodhur për shkak të rritjes së numrit të sulmeve nga separatistët pro-rusë jashtë vijës së kontaktit, e cila u krijua nën marrëveshjen e Minskut.

Obama gjithashtu ka përgëzuar Merkelin për përkushtimin e saj në krizën e migrantëve në Evropë, duke përmendur në veçanti disa nga vendimet e saj të fundit, për të lehtësuar barrën mbi shtetet kufitare, duke siguruar strehë për refugjatët sirianë.

Evropa është duke u ballafaquar me krizën më të keqe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi njerëzit po ikin nga konflikti dhe varfëria në Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi.

XS
SM
MD
LG