Ndërlidhjet

logo-print

Stoltenberg në vizitë dy-ditore në Gjerogji


 Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg më 26 gusht ka arritur në Gjeorgji, ku do të zhvillojë një vizitë dy-ditore.

Ai është takuar me presidentin gjeorgjina Giorgi Margvelashvili dhe sot do të takohet me kryeministrin Irakli Garibashvili, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Gjerogjisë. Ai po ashtu do të takohet edhe me përfaqësuesit e parlamentit gjeorgjianë.

Gjithashtu sot, Stoltenberg do të marrë pjesë një ceremoninë inaguruese të qendrës së përbashkët stërvitëse ushtarake të NATO-s dhe Gjerogjisë në bazën Krtsanisi, që gjendet afër kryeqytetit Tbilisi.

Ministrja e Jashme e Gjeorgjisë, Tamar Beruchashvili tha se vizita e Stoltenberg dëshmonë mbështetjen e veçantë të aleancës për Gjeorgjinë.

“Kjo vizzitë vazhdon dialogun politik të nivelit të lartë, i cili është zhvilluar intensivisht këto vitet e fundit”, ka thënë ajo.

Në këtë vizitë, së bashku me Stoltengerb po merr pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, James Appathurai.

XS
SM
MD
LG