Ndërlidhjet

Në Samitin e Vjenës diskutohet për krizën me migrantë


Migrantët në Gjevgjeli të Maqedonisë, foto nga arkivi

Migrantët në Gjevgjeli të Maqedonisë, foto nga arkivi

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor takohen sot në Samitin e Vjenës, ku pritet që diskutimet të fokusohen mbi migracionin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini është paralajmëruar që do të marrin pjesë në takimin e sotëm.

Tashmë në Vjenë gjenden delegacionet e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovincës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, së bashku me ministrat e vendeve të tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Shumica e migrantëve janë duke hyrë në vendet e Bashkimit Evropian përmes Maqedonisë dhe Serbisë, ku më pas kalojnë në Hungari, për të vazhduar në Austri, Gjermani dhe në vende të tjera të BE-së dhe në perëndim.

Takimi v jen një ditë pasi Merkel u zotua për zero tolerancë kundër ksenofobisë, përderisa po rriten zërat kritikë ndaj Bashkimit Evropian se është duke dështuar për të koordinuar një zgjidhje për krizën e migrantëve.

Shefi i OKB-së Ban Ki-moon u ka bërë thirrje vendeve “në Evropë dhe kudo që të tregojnë më shumë dhembshuri dhe të bëjnë më shumë për t’i dhënë fund kësaj krize”.

XS
SM
MD
LG