Ndërlidhjet

Morozov: Diplomatët e SHBA-së të futen në listën e sanksioneve


Ligjvënësi rus Igor Morozov

Ligjvënësi rus Igor Morozov

Anëtari i Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, po bën thirrje që Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe zëvendësit e tij, të futen në listën e sanksioneve të Moskës.

Igor Morozov, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Këshillin Federal, i ka thënë agjencisë RIA-Novosti, se një veprim i tillë do të ishte në kundërpërgjigje të vendimit të SHBA-së për të ndaluar vizitën në Nju Jork të kryeparlamentares Valentina Matviyenko.

Matviyenko është në listën e ndalesës së SHBA-së, për shkak të përfshirjes në aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë, që Moska bëri vitin e kaluar.

Ajo po kërkon që të marrë pjesë në mbledhjen e Unionit ndër-parlamentar në selinë e Kombeve të Bashkuara, javën e ardhshme.

Ky vendim i SHBA-së, për të ndaluar pjesëmarrjen e Matviyenkos në këtë mbledhje, nga Ministrija e Jashtme ruse është konsideruar “i papranueshëm”.

Morozov tha se hakmarrja më “normale dhe adekuate do të ishte zgjerimi i listës së sanksioneve, për të përfshirë edhe zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit”, për shkak të vendimit për të ndaluar udhëtimin për në SHBA të Matviyenkos.

XS
SM
MD
LG