Ndërlidhjet

Mustafa: Asociacioni zgjidhje e mirë, jo ideale


Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “është zgjidhje e mirë, jo ideale”.

Mustafa thotë se me arritjen e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit në dialogun e Brukselit është “ruajtur plotësisisht sistemi kushtetues i vendit”.

“Çdo vendim për themelim dhe ndryshime për asociacionin kalon përmes mendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Mustafa në Facebook, duke shtuar se duhet lënë në dorën e Kushtetueses që të bëjë interpretimin e akteve ligjore, pasi sipas tij, nuk është zgjedhje e mirë që ndryshime të tilla të bëhen “rrugës” dhe përmes “frustrimeve politike”.

“Është e saktë se përmes Asociacionit, komunat me shumicë serbe do të kenë pamje të plotë në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik lokal, zhvillim urban dhe infrastrukturor. Kjo nuk duhet t’i pengojë askujt, sepse ne e kemi përjetuar vet sa rënd është kur dikush ta mohon të drejtën të mësosh fëmijët e tu e ti shërosh ashtu siç ti dëshiron. Prandaj në shekullin 21 në proceset e integrimeve botërore ne do të pranojmë këto të drejta, sepse jemi ne ata që na janë mohuar ato”, ka shkruar në fund të postimit të tij kryeministri Isa Mustafa.

XS
SM
MD
LG