Ndërlidhjet

Ramadi: Vriten dy komandantë irakianë


Ushtarët irakianë në Ramadi, foto nga arkivi

Ushtarët irakianë në Ramadi, foto nga arkivi

Dy komandantë të ushtrisë irakaine janë vrarë nga një sulm me makinë-bombë në veri të Ramadit, kryeqytetit të provincës Anbar.

Zyrtarët irakianë thonë se zëvendëskomandanti i operacioneve në Anbar, Gjenerali Abdel Rahman Abu Raghif dhe Safin Abdel Majid, janë në mesin e tre të vrarëve në sulmin e sotëm.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë nën kontroll Ramadin qershorin e vitit të kaluar.

Forcat besnike të Bagdadit kanë arritur të rimarrin nën kontroll disa territore në veri të Bagdadit por pjesa më e madhe në perëndim të vendit, përfshirë edhe provincën Anbar, vazhdon të kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG