Ndërlidhjet

Putin do të vizitojë Kinën


 Xi Jinping dhe Vladimir Putin

Xi Jinping dhe Vladimir Putin

Me ftesë të presidentit të Kinës Xi Jing, presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Kinën më 2 dhe 3 shtator.

Putin do të marrë pjesë në ceremoninë që shënon 70 vjetorin e fitores së popullit kinez mbi Japoninë dhe 70 vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Putin dhe Jinping gjithashtu pritet të diskutojnë për energjinë dhe për çështje të tjera. Në këtë vizitë, pritet të nënshkruhen mbi 20 marrëveshje bilaterale.

Ambasadori rus në Kinë, Andrey Denistov thotë se bashkëpunimi në mes të dy vendeve “tashmë është bërë një faktor i fuqishëm i stabilitetit dhe siturisë” në botë.

XS
SM
MD
LG