Ndërlidhjet

logo-print

Kosova e përkushtuar në luftën anti-terror


Ilustrim

Ilustrim

Në Prishtinë, autoritetet qendrore janë duke punuar në atë që quhet “Strategji Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”.

Grupi punues që merret me këtë strategji, e i cili ka mbajtur një takim të enjten në Prishtinë, thuhet se do të ketë një përfshirje të gjerë në përbërje, për të mundësuar parandalimin e këtij fenomeni.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka miratuar një ligj, me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

Në një komunikatë të shpërndarë nga zyra e kryeministrit të Kosovës, kryesuesi i këtij grupi punues, Edon Myftari, citohet të ketë thënë se “kryeministri dhe Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara në adresimin e këtij fenomeni negativ për vendin tonë dhe mbarë globin edhe pas miratimit të strategjisë duke koordinuar përpjekjet me të gjitha organizatat vendore, rajonale dhe ndërkombëtare”.

Ai po ashtu ka thënë se puna në këtë strategji është afër finalizimit.

Ndryshe, në raportin e fundit të Departamenti Amerikan të Shtetit, mbi luftën kundër terrorizmit në botë gjatë vitit 2014, Kosova është vlerësuar si një vend me kërcënim në rritje nga ekstremizmi islamik.

Rreth 150 – 200 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, dyshohet të kenë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah grupit Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusrah. Nga këta, rreth 20 raportohet të jenë vrarë, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

XS
SM
MD
LG