Ndërlidhjet

Në Austri gjendet një kamion me migrantë të vdekur


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Autoritetet austriake thonë se së paku 20 migrantë janë gjetur të vdekur në një kamion, në provincën Burgenland.

Policia austriake ka thënë se në kamion mund të jenë 20 deri në 50 trupa, gjykuar nga madhësia e kamionit. Ajo i ka përshkruar vdekjet si “krim i tmerrshëm”.

Zbulimi është bërë në një rrugë kryesore, pranë kufirit me Hungarinë.

Dhjetëra-mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika po bëjnë përpjekje të arrijnë Evropën.

Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, ka thënë në një konferencë për media se kjo është një “ditë e zezë” për vendin e saj.

“Tragjedia nënvizon përsëri nevojën urgjente për politika të përbashkëta të Bashkimit Evropian, për të mbrojtur migrantët dhe për të luftuar trafikantët me njerëz”, ka shtuar Mikl-Leitner.

XS
SM
MD
LG