Ndërlidhjet

Raporti për MH17 publikohet në tetor


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Bordi për Siguri i Holandës ka njoftuar se raporti përfundimtar për rrëzimin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines do të publikohet më 13 tetor

Avioni ishte rrëzuar vitin e kaluar në lindje të Ukrainës.Të 298 personat në bord janë vrarë. MH17 ishte duke udhëtuar nga Amsterdami për në Kuala Lumpur.

Dy e treta e viktimave ishin holandezë dhe Bordi për Siguri i Holandës ka thënë se aeroplani është rrëzuar pasi është goditur nga “objekte me energji të lartë”.

Qeveritë perëndimore kanë thënë se besojnë që aeroplani është rrëzuar pasi është qëlluan nga një raketë tokë-ajër, e hedhur nga territori i kontrolluar nga separatistët pro-rusë.

Rusia ka hedhur poshtë këto pretendime, duke ia atribuar rrëzimin e aeroplanit Ukrainës.

Muajin e kaluar, Rusia vendosi veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi rezolutën e cila mëtonte të themelonte një tribunal ndërkombëtar i cili do të merrej me gjetjen e përgjegjësve të rrëzimit të MH17.

XS
SM
MD
LG