Ndërlidhjet

Merkel: Zbulimi në Austri, paralajmërim për Evropën


Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se lajmi se të paktën 20 migrantë kanë vdekur brenda një kamioni në Austri është paralajmërim për Evropën se duhet t’i jap zgjidhje krizës së migrantëve.

Duke folur në Vjenë, ku janë mbledhur liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Merkel tha se “kjo na kujton se se ne duhet ta trajtojmë shpejtë çështjen e emigracionit dhe ta gjejnë zgjidhjen në shpirtin e Evropës- që do të thotë në shpirtin e solidaritetit.

Ajo gjtihashtu tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke u përballur “me një sfidë të madhe”, për shkak të fluksit të madh të migrantëve të cilët po ikin nga vendet në konflikt në Lindje të Mesme dhe Afrikë, me qëllim që të arrijnë në BE.

Policia austrikae tha se duket se 20 deri 50 trupa të pajetë janë gjetur në një kamion të parkuar afër kufirit me Hungarinë.

XS
SM
MD
LG