Ndërlidhjet

Qatar Airways lehtëson rregullat për puëntoret shtatzëna


Doha, Katar

Doha, Katar

Kompania ajrore Qatar Airways ka relaksuar rregullat për anëtaret e ekuipazhit, të cilat janë pushuar nga puna pasi kanë mbetur shtatzënë.

Me politikat e reja, shoqërueset e fluturimit që mbeten shtatzënë, marrin punë të përkohshme tokësore.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka kritikuar vazhdimisht kompaninë e Katarit për trajtimin e anëtareve të ekuipazhit.

Qatar Airways vazhdon të kërkojë nga to që të njoftojnë kompaninë nëse planifikojnë të martohen brenda pesë vjetëve të parë të punësimit.

Por, kompania thotë se e kërkon këtë njoftim për shkak se statusi i vizës së punëtorit mund të ndryshojë pas martesës.

XS
SM
MD
LG