Ndërlidhjet

Akuza e fyerje midis Kurtit e Mustafës


Albin Kurti
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë shkëmbyer akuza dhe fyrje të rënda ndaj njëri-tjerit.

Kurti fillimisht ka reaguar ndaj mbrojtjes që ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ia ka bërë kryeministrit Mustafa pas aksionit të Vetëvendosjes në fshatin e tij të lindjes, Prapashticë.

“Për qytetarët e Republikës, liria është pushtet. Për Thaçin, pushteti është liri. Vetëm duke qenë brenda pushtetit ai mbetet jashtë burgut. Nga kjo pozitë, ai e pranoi Zajednicën me Serbinë. Dhe, u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë. Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Me ‘zajdenicë’, Lëvizja Vetëvendosje i refereohet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, për formimin e të cilëit është rënë dakord në dialogun e Brukselit.

Reagimi i Mustafës në Facebook ka qenë: “A e di kush, cka ka ky gomari i Zajednicës me djemt e mij???”

XS
SM
MD
LG