Ndërlidhjet

Në Iran jepet premiera e filmit për Muhamedin


Reklamat për filmin "Muhamedi" më Teheran,

Reklamat për filmin "Muhamedi" më Teheran,

Filmi më i shtrenjtë në historinë e Iranit, i cili përshkruan fëmijërinë e Profetit Muhamed, ka nisur të shfaqet të enjten në gjithë Republikën Islamike.

Me regji të Majid Majidit, filmi “Muhamed”, me kohëzgjatje prej 171 minutash, ka kushtuar rreth 40 milionë dollarë dhe pjesërisht është financuar nga shteti.

Për përfundimin e tij janë dashur shtatë vjet.

Majidi ka thënë se qëllim i punës së tij ka qenë të paraqesë imazhin e drejtë të Islamit, të cilin, sipas tij, esktremistët e kanë bërë të dhunshëm.

Ky është filmi i dytë i madh për Profetin Muhamed.

Filmi i parë, “Muhamedi, i dërguari i Zotit”, është bërë në vitin 1976 nga regjisori siriano-amerikan, Moustapha Akkad.

XS
SM
MD
LG