Ndërlidhjet

logo-print

Mbyten dy anije me qindra migrantë


Ilustrim

Ilustrim

Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi dy anije, me gati 500 migrantë brenda, janë mbytur pranë qytetit Zuvara të Libisë.

Anija e parë, e cila ka sinjalizuar për ndihmë të enjten, ka pasur afro 50 njerëz në bord, ndërsa anija tjetër, e cila është mbytur më vonë, ka qenë e mbipopulluar me rreth 400 pasagjerë.

Zyrtarët thonë se rreth 200 njerëz janë shpërtuar nga rojet bregdetare të Libisë, por shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 2,400 migrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë vdekur këtë vit, gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe dhe për të arritur në Evropë.

XS
SM
MD
LG