Ndërlidhjet

logo-print

Akademik Mark Krasniqi ka vdekur sot në moshën 95-vjeçare.

Mediat në Prishtinë raportojnë se Krasniqi është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dy ditë më parë, pas një përkeqësimi të shëndetit.

Krasniqi ka qenë profesor, shkrimtar dhe akademik.

Ai ka shërbyer si kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Po ashtu ka qenë anëtar i Kuvendit në disa legjislatura, duke përfaqësuar Partinë Demokristiane të Kosovës.

XS
SM
MD
LG