Ndërlidhjet

SHBA do që Uzbekistani të luftojë kundër IS-it


Daniel Rosenblum

Daniel Rosenblum

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Uzbekistani që t’i bashkohet koalicionit shumëkombësh që lufton grupin militant të Shtetit Islamik (IS).

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Azinë Qendrore, Daniel Rosenblum, ka thënë gjatë një vizite në Tashkent se kërkon nga Uzbekistani që të kontribuojë në mënyrën që ai e sheh të përshtatshme.

Lufta kundër IS-it përfshin jo vetëm komponentë ushtarakë, por edhe mbledhjen e inteligjencës dhe përpjekjet për të ndaluar financimin e grupit, ka thënë Rosenblum.

Uzbekistani, me 31 milionë banorë, shumicë myslimane, ka qenë partner strategjik i NATO-s, në luftën kundër talibanëve në Afganistanin fqinj.

XS
SM
MD
LG