Ndërlidhjet

Obama viziton Nju Orleansin, 10 vjet pas Katrinës


Nju Orleans, 2005.
Nju Orleans, 2005.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Nju Orleansi është duke “shkuar përpara”, dhjetë vjet pas shkatërrimit nga uragani Katrina.

“Ju jeni një shembull i asaj që është e mundur kur njerëzit mblidhen së bashku në tragjedi dhe vështirësi”, u ka thënë Obama të pranishmëve në Qendrën e Komunitetit Andrew P Sanchez, në lagjen Lower Ninth Ward.

Kjo lagje, e banuar kryesisht me afrikano-amerikanë, vazhdon të rimëkëmbet nga stuhia e vitit 2005.

Uragani Katrina ka vrarë afro 2,000 njerëz dhe ka zhvendosur një milion.

XS
SM
MD
LG