Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti kirgiz anulon vizitën në SHBA


Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev.

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev.

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, ka anuluar vizitën në Shtetet e Bashkuara, të planifikuar për fund të shtatorit.

Zëdhënësi i presidentit, Almaz Usenov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vizita është anuluar për shkak të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 4 tetor.

Atambaev nuk ka realizuar kurrë ndonjë vizitë zyrtare në SHBA prejse është zgjedhur president në dhjetor të vitit 2011.

Ligjvënësi i opozitës, Ravshan Jeenbekov, ka kritikuar vendimin e presidentit, duke thënë se ai është bërë për të mos zemëruar Rusinë.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë tensionuar prejse Rusia ka aneksuar Krimenë e Ukrainës në mars të vitit të kaluar.

Kirgizia është aleate e afërt e Rusisë.

XS
SM
MD
LG