Ndërlidhjet

Rama: Problemet e Ballkanit janë edhe të BE-së


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeminisri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Evropa duhet të mbështesë projektet e përbashkëta në rajonin e Ballkanit, edhe për faktin se problemet e Ballkanit janë edhe probleme të Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst, Rama ka përmendur autostradën Durrës - Prishtinë – Nish dhe ka thënë se shtetet përkatëse nuk mund ta financojnë vetë ndërtimin e saj.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Rama ka thënë se marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë janë korrekte, ndërsa ato të Kosovës me Serbinë po përmirësohen.

“Këtë javë është bërë hap fantastik në dialog. Në aspektin politik, çdo gjë shkon në drejtimin e duhur, por këtë nuk mund ta marrim si të mirëqenë nëse nuk ka përparim ekonomik”, ka thënë Rama.

Prishtina dhe Beogradi, në fillim të kësaj jave, kanë arritur marrëveshje për energjinë, telekomin, lirinë e lëvizjes dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

XS
SM
MD
LG